MENU
klinika

Finalet e play-off

Warriors, një hap larg titullit kampion në NBA

14.06.2022 - 11:24

Për herë të parë në këto finale play off të NBA-së skuadra e Golden State merr kryesimin. Ekipi i Warriors mundi 104-94 rivalët e Boston Celtics, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve mes dy finalisteve.

Një ndeshje në përgjithjësi e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren, pasi tashmë çdo gabim është i parikuperueshëm. Skuadra e Ëarriors e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushe, duke e merituar fitoren.

Vendasit u shkëputën 51-39 në përfundim të pjesës së parë, por Celtics rikuperuan në periodën e tretë. Gjithsesi, çereku i fundit foli sërish për Golden State, që u shkëput dhe e ruajti epërsinë deri në fund.

Ai që bëri diferencën në këtë ndeshje ishte Andreë Wiggins, autor i 26 pikëve e 13 rebound, mbështetur nga Thompson me 21 pikë e Curry me 16. Për Boston, Tatum realizoi 27 pikë e Smart 20, por që s’mjaftuan për të fituar.

Ndeshja e gjashtë do të luhet në fushën e Boston (16 qershor), që synon fitoren për të rikthyer barazpeshën. Ndërsa Golden State është një fitore larg titullit kampion.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon