Shakhtyor Soligorsk ka prezantuar ditën e sotme Ardit Krymin si lojtarin më të ri të skuadrës. Lojtari shkodran luan si mesfushor përpara mbrojtjes.
26-vjeçari mbylli aventurën 8-vjeçare me Vllazninë me fitimin e Kupës së Shqipërisë pas suksesit 2-1 në finalen ndaj Laçit.
Krymi do të vijojë karrierën ne Bjellorusi, aty ku është prezantuar nga Shakhtyor Soligorsk, që ka arritur akordin edhe me Victor Feijaon, ish-sulmuesin e Kukësit.
⚒ Ардит Крыми — игрок «Шахтера»!
✍ Албанский опорный полузащитник подписал контракт с нашим клубом.
🇦🇱 Крыми — уроженец города Шкодра. Является воспитанником местного футбольного клуба «Влазния», в котором он начал свою профессиональную карьеру. pic.twitter.com/D1EF3zfA2D
— FC Shakhtyor Soligorsk (@fcshakhterby) June 16, 2022
“Ardit Krymi është lojtari Shakhtyor Soligorsk. Mesfushori shkatërrues shqiptar ka firmosur kontratën me klubin tonë”, shkruan klubi bjellorus.