Nga një kërkim i bërë nga Transfermakt, faqe e specializuar në statistikat e futbollit, është bërë një renditje e 10 skuadrave të 5 kampionateve kryesore që kanë parë të rritet vlera e tyre pas sezonit 2021/22.
Në krye të renditjes ndodhet Villarreal, skuadër që ishte një nga surprizat e sezonit të kaluar në Champions League. Nëndetësja e Verdhë e ka rritur vlerën e klubit me 133,8 milionë euro.
Pas tyre renditet klubi i Brentford, që arriti të siguronte mbijetesën në Premier League. Një arritje që e ka ndihmuar klubin të rrisë vlerën me 122,4 milionë euro. Në shkallën e fundit të podiumit gjejmë Milan-in, kampion i Italisë, që pas fitimit të titullit ka parë t’i rritet vlera me plot 81.3 milionë euro.
Renditja: 10.Crystal Palace (+63,5 milioni di euro); 9) Lens (+65,1 milioni di euro); 8) Nizza (+67,8 milioni di euro); 7) Olympique Marsille (+69,8 milioni di euro); 6) Leeds United (+71,8 milioni di euro); 5) Bayer Leverkusen (+73,3 milioni di euro); 4) West Ham (+77,7 milioni di euro); 3) Milan (+81,3 milioni di euro); 2) Brentford (+122,4 milioni di euro); 1) Villarreal (+133,8 milioni di euro).