19.06.2022 - 19:29
Ish-presidenti i Rusisë, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev, është shprehur këtë të diel se Bashkimi Europian mund të jetë shpërbërë derisa Ukraina të pranohet në të.
Në deklaratën e publikuar në Telegram, ai u shpreh: Ukraina nuk do të jetë në gjendje të bëhet pjesë e Bashkimit Europian para mesit të këtij shekulli. Po sikur Bashkimi Europian të jetë shpërbërë deri atëherë? Është e frikshme të mendosh se çfarë skandali do të jetë.
Sa sakrifica janë bërë për anëtarësim në BE. Vitet kanë kaluar dhe ne, studentët e viteve shtatëdhjetë, prisnim komunizmin i cili nuk erdhi kurrë. Bashkimi Sovjetik është shembur”, tha Medvedev.