Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Cmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montreal. Ai e komandoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke mos e dorëzuar atë edhe kur në pistë hyri makina e sigurisë, që rihapi garën.
I dyti u klasifikua spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz, që për 15 xhiro sulmoi holandezin, por pa sukses, duke mos e parakaluar dot. Në vendin e tretë u klasifikua7 herë kampioni i botës në Formula 1, britaniku Leëis Hamilton me Mercedes, që rikthehet në podium pas disa garash.
Një garë mjaft interesante, karakterizuar edhe nga dy “makina të sigurisë virtuale”, duke bërë që skuadrat të aplikojnë strategji të ndryshme për gomat. Gjithsesi, Verstappen ishte i pakapshëm nga rivalët, duke treguar edhe një herë se është kampion bote.
🏁 TOP 10 (LAP 70/70) 🏁
Verstappen
Sainz
Hamilton
Russell
Leclerc
Ocon
Alonso
Bottas
Zhou
Stroll#CanadianGP #F1 pic.twitter.com/L8eWII0lIw— Formula 1 (@F1) June 19, 2022
Interesant gara e Charles Leclerc, që u nis nga vendi i fundit dhe arriti të zë vendin e pastë pas George Rusell. Versappen shkon në 175 pikë, ndjek Perez me 129, Leclerc 126, Rusell 111 dhe Sainz 102. Për konstruktorë kryeson Red Bull me 304, ndjekur nga Ferrari me 228 pikë.