MENU
klinika

Kryeson Mbappe

Lojtarët më të shtrenjtë, as një në “top 10” nga Serie A

21.06.2022 - 09:46

Faqja e specializuar në analizën dhe statistikat e futbollit (CIES) ka sjellë së fundmi një listë me 100 lojtarët më të shtrenjtë në qarkullim. Në këtë përllogarite futen karakteristikat personale të lojtarëve, kontratat që kanë e shumë detaje të tjera.

Ajo që bën përshtypje në këtë listë është fakti që në 10 vendet e para nuk gjen asnjë lojtarë që aktivizohet në Serie A, pjesa më e madhe vijnë nga Premier League, kryeson City me tre lojtarë, Haaland, Foden, Ruben Dias. Pavarësisht se janë shumë larg emrit që përfaqësojnë në këtë listë gjejmë disa lojtarët që aktivizohen te Barcelona.

Nuk kishte asnjë dyshim në lidhje me kreun, në vendin e parë qëndron Kylian Mbappe, një lojtar që sipas CIES, vlerësohet me 205,6 milionë euro. Në vendin e dytë renditet Vinicius i Real Madrid, braziliani vlerësohet me 185,3 milionë euro. Podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë e mbyll Erling Haaland me 152,6 milionë euro.

Pedri, De Jong dhe Ferran Torres janë tre lojtarët e Barcelonës që bëjnë pjesë në këtë top 10. Për të gjetur një lojtar të shtrenjtë që aktivizohet në Serie A duhet të shkojmë në vendin e 11-të ku renditet Lautaro Martinez me 106,7 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë i Milan, sipas CIES, është Theo Herandez që renditet në vendin e 46-të me 71,3 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN