Një grua është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i vidhte paratë bashkëshortit të saj.
Ka qenë vetë kryefamiljari që ka bërë denoncim në polici duke treguar se i ishin vjedhur një sasi lekësh prej gati 28 milionë lekë të vjetra.
Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar bashkëshorten me inicialet A.N pasi akuzohet se ajo i vidhte lekët për t’ua dhënë të afërmve të saj.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Voskopojë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.