MENU
klinika

Kangjellat e urës u ‘shkërmoqën’ në çast...

Si ndodhi ngjarja e rëndë në Berat?

28.06.2022 - 10:17

Një aksident tragjik u regjistrua mesditën e djeshme në qytetin e Beratit, kur një automjet drejtuar nga një 25-vjeçare përfundoi në ujërat e lumit Osum. Për pasojë, ndërroi jetë drejtuesja e mjetit dhe djali i saj 6-vjeçar.

NGJARJA

Ka qenë ora 13:57 minuta kur automjetin tip “Benz ML”, del nga ura dhe fluturon në ujëra e lumit, ndërsa dy pasagjerët brenda tij, nuk dalin më gjallë prej andej. Klaudia Xhaferaj kishte pasagjer djalin e saj 6-vjeçar brenda makinës, ndërsa po kalonte nga njëra anë në anën tjetër të urës.

Pavarësisht se nuk udhëtonte me shpejtësi të lartë, mjeti kapërcen lehtësisht barrierat anësore dhe përfundon në ujë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara në “Panorama.al”, shihet momenti kur kangjellat e urës shkëputen lehtësisht, duke bërë që automjeti ku udhëtonte nëna e re me të birin fluturon në ujërat e lumit.

“Rreth orës 14:00, në rrugën urbane ‘Antipatrea’, pranë vendit të quajtur ‘Ura e re’, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sqaroi Policia.

PARAKALIMI

Nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, shihet momenti kur automjeti që drejtohej nga 25-vjeçarja parakalon një automjet tjetër, ndërsa përballë ka një kamion. Pak sekonda pas këtij momenti, në mënyrë të pashpjegueshme mjeti hipën në bankinën e urës dhe përfundon jashtë saj, në ujëra e lumit, të cilat kanë sjellë edhe vdekjen e së resë dhe djalit të saj 6- vjeçar. Ende nuk dihet nëse 25-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit pasi ka tentuar të shmangë përplasjen me kamionin, paçka se shpejtësia e makinës nuk ishte e lartë.

Mister mbetet fakti nëse Xhaferaj ka kthyer kokën për të komunikuar me të birin në sediljen e pasme dhe ky ka qenë momenti fatal për të dy. E vërteta e atij momenti fatkeq nuk do të mësohet kurrë veçanërisht për familjen Xhaferaj, e cila humbi dy pjesëtarë të saj në një moshë fare të re. Mësohet se bashkëshorti i 25- vjeçares dhe babai i djalit ishte emigrant në Britaninë e Madhe dhe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në qytetin e Beratit.

MISTERI

Ndërkohë që pamjet e kamerave të sigurisë japin një këndvështrim 180 gradë të momenteve të fundit se si automjeti del nga rruga dhe përfundon në ujërat e lumit, po kaq e pabesueshme sa edhe arsyeja e kësaj daljeje të papritur, mbetet edhe fakti se si kangjellat e urës shkëputen kaq lehtësisht sikur të ishin prej letre, duke i hapur rrugë makinës që të përfundonte në ujë dhe për pasojë dy jetë të shuheshin.

OPERACIONI NË UJË

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes duhet të ishin forcat zjarrfikëse dhe Policia, kanë qytetarët e zonës ata që janë përpjekur për t’u ardhur në ndihmë nënës dhe të birit. Operacioni i “shpëtimit” ka zgjatur rreth 30 minuta, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për Klaudia Xhaferajn dhe të birin e saj 6-vjeçar. Përpjekja e banorëve të zonës ishte e kotë, pasi nëna dhe i biri janë nxjerrë pajetë nga automjeti i tyre. Pasi kanë thyer xhamin e makinës, ata fillimisht kanë nxjerrë trupin e fëmijës dhe më pas të nënës së re.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier