MENU
klinika

Grupi “Queen”

Rapsodia Boheme e Freddie Mercury, “djalit të keq”

24.11.2018 - 17:53

Nga Andreas Dushi/

Pak kohë më parë, në kinematë evropiane u dha premiera e filmit me titull “Bohemian Rhapsody” ku jepej e gjithë jeta e kantautorit të famshëm, solistit të grupit të njohur “Queen”, Freddie Mercury. Sot kur bota e artit dhe dashamirësit e muzikës kujtojnë jo me muzikë funebër, por me muzikë rock përvjetorin e 27 të vdekjes së tij, le të hedhim një sy në të shkuarën për të parë se kush ishte Freddie për botën dhe çfarë ishte bota për të.

I lindur në vitin 1946 në Zanzibar, në harkun kohor të 45 viteve, aq sa qe edhe jeta e tij, Mercury ja doli të kthehej në idhullin e të rinjëve anë e mbanë botës. Ishte 17 vjeç kur bashkë me familjen e tij la Zanzbarin (sot pjesë e Tanzanisë) pasi u cënohej jeta për shkak të luftës së atjeshme dhe u vendosën në një shtëpi modeste në një prej lagjeve të varfra të Londrës.

Deri në fillim të viteve ’70, ndoqi studimet si dhe u bë pjesë e disa bandave muzikore të cilat nuk ishin të destinuara të mbijetonin në tregun e muzikës së kohës, por asnjëherë nuk i humbi shpresat, ndonëse dukej sikur të gjithë rrethanat ishin kundër tij.

Në vitin 1970, Mecury u bashkua me kitaristin Brian May dhe bateristin Roger Taylor të cilët më parë kishin qenë pjesë e një grupi të quajtur “Smile”. Herë pas here, këndoni ku t’i ftonin, por askush nuk i merrte seriozisht. Sipas shtëpive diskografike të kohës, ishin tre të rinj që e vrisnin kohën duke bërë diçka të vlefshme.

Një vit më pas, me to bashkohet edhe kitaristi bass John Deacon. Tani banda kishte nevojë për një emër të cilin, pavarësisht se nuk pëlqehej dhe aq nga pjesa tjetër e grupit, Freddie Mercury e vendosi “Queen” që do të thotë Mbretëresha.

Me zërin e fortë, performancat e çuditshme të cilat thyenin çdo lloj kodi moral e shoqëror, veshjen e shkujdesur dhe mënyrën e të kënduarit dhe impostuarit në skenë, Mercury dhe “Queen” në farë pak kohë u ngjitën në majat më të larta të hirearikisë artistike, duke u kthyer në një institucion të mirëfilltë muzikor prej të cilit çdo këngëtar dhe muzikant mund të mësonte.

Stadiume të mbushur, njerëz që qajnë, këngë të mësuara përmendësh, gota plot birrë që rrëkëllehen njëra pas tjetrës, kanatjere e bardhë që i hidhet turmave e të tjerë elementë përbëjnë atë që njihet si veçantie e Mrecuery.

Pavarësisht se vdiq në moshë shumë të re, Rapsodi Bohem, autori i albumit “Djali i Keq” nuk do të harrohet asnjëherë, pasi me këngët e tij i ngjiti në një tjetër nivel tekstet e shkruara deri atëherë si dhe bëri gjysmën e botës të dashurohet pas zërit të tij.

Flasin mediat më në zë të kohës

Bota mëson për Shqipërinë!

Kërkesat e Zyrës së Gardës Civile pranë “Vatrës” të Amerikës

Çdo vullnetar mund të marrë me vete një sëndyq me plaçka!

PROFIL/ Ja çfarë nuk dinit për divën e muzikës shqiptare

“Sekretet” e Vaçe Zelës