MENU
klinika

Turizëm për të gjithë

Greqia iu jep para qytetarëve për të bërë pushime

17.07.2022 - 09:53

Qeveria greke ka nisur aplikimin e një programi të ri për të ndihmuar qytetarët e saj për të bërë pushime vere gjatë këtij sezoni veror.

Programi i quajtur “Turizëm për të gjithë” ofron 150 euro për person, për të subvencionuar kostot e akomodimit, duke qenë se këtë vit çmimet kanë qenë disi më të larta.

Kjo tarifë është pak më e lartë për kategori të ndryshme dhe do të përdoret vetëm për të paguar dhomat e hotelit.

Qytetarët grekë mund ta marrin atë duke aplikuar në një faqe qeveritare, e cila është vënë në funksion vetëm për këtë çështje.

Për programin “Turizëm për të gjithë” kanë të drejtë të aplikojnë qytetarët me të ardhura individuale deri në 16 mijë euro në vit dhe të ardhura familjare deri në 28 mijë euro në vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A mund të bëjmë pushime verore këtë vit?”

Greqia dhe Kroacia po gjejnë zgjidhjen për kërkuesit e diellit

Një “teori konspirative” që po bëhet e vërtetë

Çfarë është në fakt “pasaporta e vaksinës”?