Vala e të nxehtit që ka përfshirë disa vende të Evropës, këtë javë prek edhe Shqipërinë. Meteorologët parashikojnë që vendi ynë të hyjë në një valë të nxehti prej kësaj të hëne, por pritet që nga e mërkura të shënohet edhe temperatura mbi 40 gradë.
“Problematike do të jetë situata në orët e pikut, por edhe gjatë natës parashikohen temperatura të larta. Problematike edhe temperatura e natës që mund të shkojë deri në 20 gradë e papërballueshme. Sinoptikanët nuk parashikojnë reshje për të paktën 7 ditë, ndërsa disa qytete do ta ndiejnë më shumë të nxehtin.”
Parametrat e erës gjithashtu parashikohen të jenë problematikë, çka mund të rrezikojë edhe përhapjen e zjarreve në ato zona të vendit ku ka vatra të ndezura. Ndërsa vendet e rajonit, ende nuk janë prekur nga kjo valë e të nxehtit.