MENU
klinika

E lidhur me aktorin amerikan?

Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit thyen heshjen

23.07.2022 - 11:14

Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit ka marrë një vëmendje të madhe së fundmi. Ajo është përfolur tej mase për raportin e saj me aktorin amerikan O’Neal McKnigh.

Kjo pasi ai i komentonte shumë në foto Era Saraçit, vajzës së dy artistëve.

Mirëpo, komentet e tij lanë për të dyshuar se mund të kishte dicka mes tyre. Madje, në rrjet u aludua për një romancë mes tyre.

Por si është e vërteta? Tashmë ka ardhur edhe reagimi i Erës, e cila ka publikuar një Instastory.

Ajo shkruan se ka qeshur me lajmet që ka lexuar. Jo vetëm kaq por ajo informon se i dashuri i saj është shqiptar.

Ja postimi i plotë i Erës: “Më vjen të qesh me çfarë po dëgjoj dhe lexoj. S’do harxhoja kurrë kohën time të vyer për të sqaruar këtë lajm qesharak dhe aspak të vërtetë por ja që jam e detyruar. Po ju siguroj që ta bëni gjumin rehat: I dashuri im është shqiptar, tung!”

Më herët, në një intervistë Era ka thënë se është e punësuar në një kompani teknologjike, ndërsa po mendon seriozisht për t’u angazhuar edhe në muzikë.

Gjithashtu, ajo ka thënë më herët se ka menduar për disa bashkëpunime me artistë të famshëm shqiptarë.

“Kam menduar disa bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë, por s’ dua të zbuloj më shumë pa u realizuar”, tregoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konflikti për çështje parash mes Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit

Merr fund në mënyrë të pazakontë martesa 25-vjeçare


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure