Nicola Peltz është kthyer në rrënjët e saj dhe është bërë brune. Ajo duket një yll i vërtetë dhe pamja e re me flokët e errëta dhe baluke i shkon shumë. Të njëjtin mendin ndan edhe burri i saj, Brooklyn Beckham, i cili u shpreh i mahnitur nga ky transformim.
Nicola dhe Brooklyn u martuan më 9 prill 2022, në shtëpinë mbresëlënëse të babait të saj Nelson Peltz në Palm Beach, Florida, që vlerësohet të jetë me vlerë 103 milionë dollarë.
Nicola është tepër e afërt me prindërit e saj – dhe së fundmi u zbulua se familja e saj i është bashkuar çiftit në muajin e mjaltit.
Ndërkohë, duket se dyshja janë shumë të vendosur në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht rrënjëve të tij britanike, duket se Brooklyn nuk ka synime aktuale për t’u kthyer përgjithmonë në shtëpi.
Për këtë largim mund të ketë ndikuar dhe marrëdhënia e Nicola me vjehrrën, Victoria Beckham.
Thashethemet po qarkullojnë se ka krisje të marrëdhënieve mes gruas së Brooklyn Beckham, Nicola Peltz dhe nënës së tij Victoria.
Marrëdhëniet mes tyre thuhet se janë ftohur që kur Beckhams organizuan pjesërisht dasmën e çiftit të ri në prill.
Tani janë shfaqur raporte se Victoria dhe David bashkë me fëmijët nuk u ftuan të uleshin në tryezën e sipërme e cila në vend të tyre u mor nga babai miliarder i Nicolas, Nelson, dhe nëna e saj modele Claudia dhe vëllezërit e motrat e saj.