MENU
klinika

Sulmi kibernetik në e-albania

Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare

25.07.2022 - 11:22

Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njofton se ky vendim u morr për shkak të sulmit kibernetik mbi e Albania.

Afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

Njoftimi nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj:

Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare.

Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Samiti i Iranit, hakerat: “Konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit..."

Sulmi kibernetik “shemb në themele” shtetin, merren edhe dokumente sekrete!