Në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.
Gjatë gjashtëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas INSTAT numri i hyrjeve vetëm në muajin qershor, shtetas shqiptarë ose të huaj, ishte rreth 1.4 milionë, rritje 44,6 %, krahasuar me Qershor 2021, ndërsa vetëm të huaj kanë qënë 876 mijë, rritje 45,0 %, krahasuar me Qershor 2021.
Sa i përket daljeve nga Shqipëria, INSTAT raporton se gjatë muajit Qershor 2022, janë 1.262.925 duke shënuar një rritje me 44,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2022 janë 498.857. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 34,2 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2022, janë 764.068. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 52,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022, është 2.519.533 duke u rritur 47,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.