MENU
klinika

“Më fryhen pjesë të fytyrës dhe kokës”

Ermal Meta shfaqet në gjendje të rënduar shëndetësore

27.07.2022 - 11:46

Ermal Meta, ka njoftuar ditën e sotme përmes rrjeteve sociale se po lufton me një problem shëndetësor. Këngëtari ka dhënë lajmin e keq për fansat e tij, duke treguar enjtjet që i janë krijuar në pjesë të ndryshme të fytyrës. Meta e ka konsideruar në fillim si një alergji të thjeshtë, po si duket nuk ka rezultuar të jetë një e tillë.

“Ka disa ditë që më janë ënjtur pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj”, ka shkruar Meta në storyn e publikuar në Instagram.

Meta ka sqaruar më tej se për shkak të gjendjes shëndetësore, u detyrua të hiqte dorë nga disa koncerte. Ai premtoi një rikthim të mëvonshëm pasi për momentin i duhet të merret me shëndetin e tij dhe të zbulojë se çfarë i ka ndodhur.

“Pa dëshirën time, jam i detyruar të anuloj koncertet e mia në Peschici dhe Giffoni pasi duhet të kuptoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të koncerteve dhe fansave të mi. Shihemi së shpejti.” ka sqaruar Ermali.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure