Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dy netë më parë në Pejë.
Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë mbi 12 persona në ambientet e një klubi nate ku po performonte Butrint Imeri dhe sipas dëshmitarëve sherri ndodhi për një vajzë.
“Mos këqyrni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, tha ai.
“Po më vjen shumë keq për reagimin që kam bërë duke përdorur termin “katunar”, gjatë një rrahje që ka ndodhur kur kam qenë duke performuan në nje klub. Ka qenë momentale dhe kam qenë shumë i frustuar me ato pamje që i kam patur përballë, sepse ne dalim për tu kënaqur e jo për të parë përleshje.
Unë vetë jam katunar me prejardhje, jam Shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani. Kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkoj shumë falje sepse ka qenë moment që nuk kam ditur si të shprehem kur i kam parë ato sjellje.
Ju do katunari Shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar ai.