MENU
klinika

Kriza enegjetike

Gjermania do të reduktojë konsumin e gazit natyror më shumë se çdo vend tjetër

04.08.2022 - 09:52

Gjermanisë do t’i duhet të reduktojë konsumin e gazit natyror më shumë se çdo shtet tjetër anëtar i BE-së për të arritur objektivin për të kursyer 15% të sasisë së blerë deri më tani, tha Agjencia Gjermane bazuar në të dhënat e Komisionit Evropian.

Berlini do të duhet të gjejë një mënyrë për të kursyer 10 miliardë metra kub gaz natyror nga fillimi i këtij muaji deri në mars 2023 për të përmbushur objektivin e Brukselit.

Kjo është një sasi e barabartë me konsumin mesatar vjetor të 5 milionë familjeve katër anëtarëshe.

Për shkak të konsumit të lartë të gazit, ekonomisë më të madhe të Evropës i kërkohet të kursejë më shumë se çdo vend tjetër i BE-së , pasi do t’i duhet të kursejë pothuajse një të katërtën e totalit që duhet të ruhet në Kontinentin e Vjetër.

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Hambeck ka siguruar se Gjermania është tashmë në rrugën e duhur për të ulur konsumin me 14 deri në 15% krahasuar me vitin 2021.

Por javën e kaluar Hambeck tha se Berlini po kërkonte të ulë konsumin me përqindje të kufirit minimal (15%) për të cilin është rënë dakord.

Presidenti i Konfederatës së Industrive Gjermane (BDI), Siegfried Rushburm, i ka bërë thirrje qeverisë të përshpejtojë masat shtrënguese dhe paralajmëroi se kompanitë që përpiqen të kalojnë nga gazi në naftë po përballen me pengesa dhe vonesa për shkak të burokracisë.

Sipas zotit Rushburm, do të nevojiten masa të tilla si zëvendësimi i termocentraleve me gaz me termocentrale me qymyr.

“Kjo nuk është shpejtësia që i duhet Gjermanisë në menaxhimin e krizave,” tha shefi i BDI.

“Gjermania është në mes të krizës më të madhe energjetike që nga themelimi i Republikës Federale. Bizneset dhe konsumatorët duhet të bëjnë pjesën e tyre për të kursyer gazin për të parandaluar ndërprerjet e prodhimit. Është një çështje vendosmërie dhe shpejtësie”,  u shpreh Rushburm.

Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!