04.08.2022 - 10:04
Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”. Policia thotë se dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti në automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç.
Si pasojë e flakëve kanë marrë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.