Arjan Tase, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase i cili drejtonte gomonen që përplasi për vdekje një fëmijë në plazhin e Potamit rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë.
Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se Tase nuk është shpallur i pafajshëm nga gjykata, por prokuroria e ka pushuar çështjen.
Kjo ka ndodhur për faktin se Prokurori i Çështjes Maksim Sota është arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe trafik droge.
Ngjara e ndodhur në 2020.
Me daten 03.10.2020 ne kontrollin e monitorimin ajror nga Guardia di Finanza në territorin që mbulonte si shef komisariati Arjan Tase janë konstatuar 6690 rrenje kanabis ne Vranisht bashkia Himare.
Me vendim të Gjykatës Vlore nr. 299 date 13.12.2020 eshte caktuar mase sigurimi personal për A. Tasen “Pezullim te ushtrimit te nje detyre ose sherbimi publik” .
Bazuar ne vendimin e Gjykates Apelit Vlore nr 60 date 06.01.2021 e cila ka ndryshuar statusin e ketij punonjesi nga pezullim te ushtrimit publik ne detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqësore Vlore.
Bazuar ne kete vendim ne date 18.01.2021 eshte nderprere pezullimi disiplinor i ketij punonjesi. Po keshtu ceshtja eshte pushuar vetem per kete punonjes nga prokurori ndaj ishte përsëri në punë.