“Sunny Hill Festival” e përfundoi rrugëtimin e tij katër ditor në Prishtinë. Shumë këngëtarë shqiptarë dhe të huaj u ngjiten dhe elektrizuan skenën me performancat e tyre. Emrat më në zë të skenës ndërkombëtare si J Balvin, Mahmood, Skepta, Diplo performuan krah artistëve shqiptarë.
Pas 4 ditësh në Prishtinë, tashmë “Sunny Hill” do të vijë edhe në Shqipëri.
Festivali do të rinisë sërish në Tiranë, në datë 26 të këtij muaji.
Dua ka publikuar në Instastory postimin e faqes zyrtare të festivialt ku shkruhet: “Tirana a jeni gati?”
“Më mirë bëhuni gati për disa lajme super emocionuese në lidhje me formacionin e festivalit, biletat dhe shumë të tjera. Vjen së shpejti…”– shkruhet në postimin e përbashkët të faqes zyrtare të festivalit me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kujtojmë se Dua Lipa ka publikuar së fundmi një postim në rrjete sociale ku bën me dije se Fondacioni “Sunny Hill” tashmë është bashkuar me Akademinë e kantautorëve në Suedi, Musikmakarna.
Qëllimi i tyre ka të bëjë pikërisht me krijimin e një programi të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë
“Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi për të krijuar një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë. Shkova në studio sot (e diel) për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita plotësisht nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar Dua në postimin e saj.