MENU
klinika

Dyshja më e përfolur e momentit

Ndarja Kim – Pete nuk ishte e papritur…

10.08.2022 - 11:32

Njerëzit u çuditën nga ndarja e papritur e Kim Kardashian dhe Pete Davidson dhe jo më kot. Fill pas aludimeve se ata ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin, doli lajmi i ndarjes dhe njerëzit nuk dinin çfarë të mendonin. Sidoqoftë, duket se ndarja nuk ishte e papritur.

“Në të vërtetë nuk pati dramë mes tyre kur vendosën të ndaheshin”, thotë një burim për Us Weekly pas ndarjes së tyre. “Ishte diçka për të cilën ata biseduan; nuk ishte një ndarje e papritur. Secili prej tyre ka orare të ngjeshura dhe distanca e bëri të vështirë. Kim udhëton shumë dhe ishte e vështirë për Pete ta ndiqte, veçanërisht me orarin e xhirimeve. Ata u argëtuan shumë së bashku dhe mund të kujtojnë të kaluarën e tyre me kujtime të bukura.”

Detajet e ndarjes janë disi të paqarta sepse vetëm disa ditë para një burim tjetër tha për Us Weekly se “Kim dhe Pete janë në komunikim të vazhdueshëm” dhe se “ata i dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe dashurie teksa tjetri është në gjumë dhe flasin në FaceTime sa herë që kanë mundësi.”

Ky burim tha gjithashtu se “komunikimi në distanca të gjata është emocionues” për ata të dy, dhe “mezi presin derisa të jenë përsëri në të njëjtin vend”.

Dhe një tjetër burim tha për E! News (gjithashtu pak para ndarjes) se “Kim-it i pëlqen që ai gjithmonë e bën atë të qeshë dhe i zbukuron vërtet ditën kur flasin.”

Pra, shumë e paqartë se çfarë ndryshoi, ose pse burimet përshkruan pamje krejtësisht të ndryshme të kësaj marrëdhënieje nga njëra ditë në tjetrën, por ku e dimë ne se çfarë po kurdis familja Kardashian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për mua divorci është shaka”

Kanye West çudit me deklaratën për Kim

Ajo ka të tjera “plane” me të dashurin e ri

Kanye West i vendosur të rikthejë Kim Kardashian!


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure