MENU
klinika

"Kushedi ku…"

I humbi valixhja gjatë udhëtimit, Alketa zbulon çfarë ka ndodhur

12.08.2022 - 09:58

Moderatorja Alketa Vejsiu ndau pak ditë me parë me ndjekësit e saj në Instagram një incident që i kishte ndodhur gjatë udhëtimeve.

Ashtu siç e pranoi edhe vetë, ajo kishte humbur valixhen dhe prej ditësh kishte mbetur pa rroba, vetëm me çantën e dorës. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar që ajo të vijojë udhëtimin e lumtur.

“Kam 4 ditë që më ka humbur valixhja transit në Vjenë! Pa rroba, vetëm me çantë dore, në këtë udhëtim do shikoni megjithatë një njeri të gëzuar. Nëse keni përvoja të ngjashme më thoni ju ka ardhur valixhja? Pas sa ditësh? Ku jua dërguan?,”-shkroi ndër të tjera Vejsiu në një postim në Instagram.

Së fundmi ajo ka përditësuar ndjekësit e saj, duke zbuluar se më në fund i ka gjetur valixhet me rroba.

Në një postim në Insastory, moderatorja shkruan: “Si përfundim u ktheva vetë në vendin e nisjes në Amsterdam për ta marrë se kushedi ku do të përfundonte” – shkruan moderatorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure