MENU
klinika

Problemet me aknet

Aktorja e njohur revoltohet me mjekët

14.08.2022 - 13:09

Aktorja e njohur Keke Palmer prej kohësh vuan nga aknet në lëkurën e saj. Ajo shpeshherë poston foto e video në rrjete sociale ku shfaqet pa grim, duke treguar herë pas here dhe “luftën” e saj me aknet.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku i bën thirrje mjekëve plot revoltë. Aktorja thekson se kirurgët plastikë janë të mrekullueshëm dhe bëjnë operacione plastike mjaft të mira por mjekët ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për lëkurat me akne.

“Unë po mendoja vetëm për faktin se kirurgët plastikë janë të mrekullueshëm, në rregull? Ata mund t’ju bëjnë një operacion gjoksi, sipër muskulit, nën muskul, liposuksion, bark, BBL, madje mund të implantojnë muskuj, dua të them, lista vazhdon. Por ata nuk mund të kuptojnë se si të pastrojnë lëkurën e dikujt? Gjithë këto vite dhe gjithë këto shpikje, nuk mund ta kuptosh se si ta heqësh lëkurën e bukur nga të pasmet dhe ta vendosësh në fytyrën time? Jam e lodhur. Njerëzit këtu me puçrra po luftojnë dhe ju nuk e keni gjetur atë kurë? Mjaft!”- tha ajo e acaruar.

Në vitin 2020, Palmer foli gjerë e gjatë për problemet e saj të lëkurës, Gjithashtu ajo bëri me dije se ishte diagnostikuar me sindromën e vezores policistike.

“Më ofruan të paguanin për mua për ta rregulluar atë. Kam provuar gjithçka”, ka theksuar Keke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure