Mijera qytetare janë bërë këtë vit pjesë e peligrinazhit në Malit e shenjtë të Tomorrit.
Të ardhur jo vetëm nga Shqipëria,Kosova e Maqedonia por edhe nga shumë vende të botës, pelegrinët pasi kanë kaluar një natë në Malin e Tomorrit kanë kryer edhe ritet e kësaj feste.
Ata janë ngjitur si çdo vit në Malin e Tomorrit,për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit që janë: Tyrbja dhe Teqeja të cilat ndodhen në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.Sipas traditës,peligrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr,ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali,vëllai i gjetur i profetit Muhamet.Me mbërritjen e tyre në mal,pelgrinët ngrejnë çadrat në këtë vend të shenjtë,duke kryer jo vetëm kurbanin e festës por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit,i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.
Që prej datës 19,që u shënua edhe nisja e pelegrinëve të parë drejt malit,numri i tyre deri më sot,ka arritur në rreth 500 mijë,ndërkohë që festimet do të përfundojnë të enjten në mbrëmje.
Çdo pelegrin që bëhet pjesë e kësaj feste kryen në mal ritet shumëshekullore të besimit bektashian për festën e Abaz Aliut,ku përfshihen ndezja e qirinjve në vendet e shenjta,dhurimi i të hollave pranë objekteve të kultit dhe flijimi e një deleje apo qengji,mishi i të cilit piqet në hell dhe ndahet ndërmjet peligrinëve.
Vetë pelegrinët që u bënë këtë vit pjesë e kësaj feste shprehen se,ata vijnë çdo vit në Malin e Tomorrit për të adhuruar shenjtin e tyre Abaz Ali,për të kryer ritet fetare dhe për tu lutur për më shumë paqe,mirësi dhe begati në familjet e tyre.Duke deklaruar se,ata marrin çdo vit bekime nga ky vend i shenjtë,pelegrinët kane uruar njëri-tjetrin për më shumë mirësi e lumturi në çdo familje.
Për mbarëvajtjen e Peligrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit,Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit,ka hartuar që prej datës 19 gusht një plan të detajuar masash,duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit si dhe në vendin ku zhvillohet peligringazhi.Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht,por kulmi i kësaj feste arrin në datat 22 dhe 23 Gusht.