Të sapomartuarit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë një muaj mjalti të dytë në Itali pasi mbajtën një ceremoni madhështore në Georgia, SHBA më 20 gusht. Bennifer dukeshin më të dashuruar se kurrë të mërkurën teksa shkëmbyen një puthje pasionante ku po shëtisnin në liqenin Como në Itali.
Pas udhëtimit të tyre në liqenin e Comos, çifti u nis për në Milano. Ylli i “Marry Me” dukej elegante e veshur me të bardha duke vënë në pah trupin e tonifikuar. Jennifer dhe Ben u martuan në pronën e tij në Gjeorgji më 20 gusht dhe u nisën për në Italinë e Veriut pak ditë më pas.
Shoku i Ben, Kevin Smith tha se ai nuk ka qenë kurrë më i lumtur që kur u martua me Jennifer. Regjisori ishte mes të ftuarve në dasmën luksoze të çiftit. “Ai kurrë nuk ka qenë më i lumtur. E kam parë atë djalë të jetë i lumtur, por gëzimi i pastër që rrezatonte nga fytyra e tij ishte absolutisht i paharrueshëm,”, tha ai.