MENU
klinika

Çfarë shkruan këngëtarja e njohur

Reagon Cher, pas krahasimit me Dua Lipën

01.09.2022 - 10:33

Këngëtarja e njohur, Cher ka bërë një reagim në rrjete sociale, pasi e kanë krahasuar atë me yllin e popit, Dua Lipa.

“Dua Lipa, Cher e gjeneratës sonë”, shkruante një komentues në Twitter.

Mirëpo, Cher ka bërë një reagim ku shkruan: “Sa vite janë në një brez” me një emoji duke u menduar.

A mendoni se Dua do të ecë në gjurmët e Cher?

Dua Lipa vijon suksesin e saj. “Sunny Hill Festival” përfundoi në Tiranë por ajo nuk performoi.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije më herët se Lipa do performojë në Tiranë në nëntor.

Revista “Elle” publikoi një shkrim të gjatë më herët për Dua Lipën dhe për organizimin e “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Pjesë nga artikulli:

Përpjekjet e Dua Lipës në përgjithësi u njohën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kur ajo i dha Lipës titullin Ambasadore Nderi në fillim të këtij muaji. Osmani falënderoi Lipën që “përdor zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo ​​vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për të paraqitur imazhin më të mirë të Kosovës në mbarë botën”.

Në një konferencë për media disa orë para performancës së saj në Sunny Hill, Lipa foli për dëshirat e saj për të rinjtë kosovarë. “Dua të dërgoj dashuri për të gjithë rininë e Kosovës dhe dua të them se sado e madhe të jetë ëndrra juaj, ju mund të arrini gjithçka që dëshironi, nëse e keni ndarë mendjen. Unë vërtet besoj se … jam këtu për t’ju mbështetur në çfarëdo mënyre.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gashi rrëfen të pathënat nga suksesi i artistes shqiptare

“Ava Max nuk e njihte askush, unë e bëra të famshme”


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën