MENU
klinika

Getinjo, fjalë zemre për prindërit e tij

“Na keni mësuar çfarë është respekti dhe dashuria”

01.09.2022 - 10:35

Reperi i njohur, Getinjo është një personazh që merr goxha vëmendje. Së fundmi, ai ka publikuar një foto, ku shfaqet krah prindërve të tij dhe vëllait, Mozzik.

Jo vetëm kaq por ai ka zbuluar edhe këshillat e nënës dhe babait të tij.

Reperi shkruan se “e kemi ndjek gjithmonë fjalën e babës dhe nënës”.

Gjithashtu, ai i ka falënderuar prindërit e tij për këshillat që i ka dhënë atij dhe vëllait Mozzik.

“Sa i përket muzikës, e ndjekim trendin botëror dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i përket jetës private dhe sjelljes me njerëzit e kemi ndjek gjithmonë fjalën e babës dhe nënës. Faleminderit baba dhe nënë që na keni këshilluar dhe na keni mësuar gjithmonë se çka është respekti dhe çka është dashuria! Ju përshëndesim”, ka shkruar Getinjo.

Më herët, reperi ka rrëfyer një pjesë nga e kaluara e tij, ku shprehet se ai ka përfunduar në burgjet e këtij shteti tre here.

Sipas shkrimit të reperit, kjo besohet të ketë ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin të kalonin kufirin ilegalisht.

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, shprehet Getinjo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anuluan festivalin e shqiptarëve në Zvicër

Getinjo reagon i zhgënjyer: Ky është racizëm!

Një klip i xhiruar në shtëpi!

Dy këngë të reja sot nga Tayna dhe Getinjo


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën