Analisti Baton Haxhiu thotë se pas vendimit për dëbimit të diplomatëve iranianë e fut Shqipërinë në grupin e vendeve që urrehen nga Irani.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se tani.
“Duhet të jemi të kujdesshëm, iranianët nga aspekti i krenarisë e ngrenë në piedestal krenarinë e tyre.
Pas vendimit të fundit, kemi hyrë në grupin e vendeve që urrehemi nga Irani. Kërcënimi mund të jetë i çfarëdollojshëm.
Iranianët janë të pamëshirshëm në hakmarrjen e tyre.
NATO dhe SHBA prek këtij momenti duhet të ketë kujdes të veçantë tani për banorët e Shqipërisë, për muxhahedinët, për hyrje-daljet në portin e Durrësit, aeroport, hyrjet nga Kosova dhe RMV.
Ky është një moment i veçantë për SHBA dhe sigurinë në Shqipëri.
Shqipëria kurrë s’ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se tani”, tha Haxhiu.