Blake Lively është shtatzënë. Aktorja e njohur dhe bashkëshorti i saj, po ashtu aktor, Ryan Reynolds janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.
Blake surprizoi me daljen e saj të fundit, e cila vezulloi e gjitha me fustanin që kishte përzgjedhur.
Aktorja është nënë e tre fëmijëve të saj James, 7, Inez, 5 dhe Betty, 2 vjec dhe tashmë është në pritje të fëmijës së katërt.
Aktorja kishte të gjithë sytë e publikut mbi të në tapetin e kuq të “Met Gala” 2022 pak muaj më herët dhe nuk i vëmë faj aspak, sepse ajo gjithnjë e rrëmben vëmendjen. Me një fustan Versace, të qëndisur me kristale, shumë në temë për edicionin e këtij viti “Gilded Glamour”.
Ylli i Hollywood-it shoqërohej nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, i veshur me një kostum Ralph Lauren prej kadifeje me një papion të bardhë. Megjithatë, ishte Blake ajo që vodhi shfaqjen, duke pozuar para kamerave me fustanin e saj mahnitës, i cili ndryshoi nga bronzi në jeshile, i frymëzuar nga procesi i oksidimit të Statujës së Lirisë në Neë York.
Aktorja shpjegoi se ajo ishte frymëzuar nga arkitektura e qytetit të Nju Jorkut, duke përfshirë një referencë për “Empire State Building”, dhe e pajisur me një kurorë Lorraine Schwartz, duke iu referuar Statujës.
U tha gjithashtu se jeshilja, e cila u zbulua teksa ajo ecte në shkallët e Met, ishte “qëndisur me një hartë qiellore të frymëzuar nga 12 yjësitë e zodiakut që janë pikturuar në tavanin e Grand Central Station”.