MENU
klinika

U nda nga jeta ditën e dasmës

Këngëtari i njohur ndan videon përlotëse me të fejuarën e ndjerë

20.09.2022 - 11:28

Ëndrrat u prenë në mes! Një kërcim që ishte menduar të bëhej ditën e tyre më të lumtur mbeti vetëm një kujtim.

Bëhet fjalë për Tom Mann dhe Danielle Hampson, të fejuarën e këngëtarit që u nda nga jeta ditën e tyre të dasmës. Së fundmi ish-ylli i X Factor ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video ku duket me partneren e ndjerë duke bërë provat e kërcimit të tyre.

Krahas pamjeve ku dyshja dukeshin të qeshur, Tom shkruan: “Nëse do ta dija që prova i kërcimit tonë të parë do të ishte në të vërtetë i fundit, nuk do ta ndaloja kurrë atë këngë ose nuk do ta lija të ikte.

“Ti ishe gjithçka e bukur në këtë botë. Tre muaj pa mundur të të mbaj për dore dhe të ndjek drejtimin tënd. Unë jam shumë i humbur pa ty,”-shton artisti.

Danielle vdiq papritmas në mëngjesin e asaj që duhej të ishte dita e dasmës së tyre, në moshën 34 vjeçare, tre muaj më parë – dhe shkaku i vdekjes së saj nuk u zbulua kurrë.

Në korrik, Tom mbajti një përkujtimore për të fejuarën e tij të ndjerë teksa ndau një foto të miqve dhe familjes së tij ndërsa ishin mbledhur në një park, me mbishkrimin: “Sot ishte për Danin tonë”, së bashku me një emoji me zemër të bardhë.

Paying tribute: Tom was surrounded by his loved ones as he held a recent memorial for Danielle

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën