MENU
klinika

Mungesa e furnizimeve nga Rusia

Gjermania merr gaz të lëngshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe

26.09.2022 - 09:05

Si pasojë e mungesës së furnizimeve me gaz nga Rusia, Gjermania po intensifikon partneritetin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë një vizite të kancelarit Olaf Scholz aty u nënshkruan disa kontrata.

Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në fund të dhjetorit pritet të arrijë në terminalin e ri në Brunsbüttel pranë Hamburgut një dërgesë e parë me gaz natyror të lëngshëm. Koncerni energjetik RWE me qendër në Essen nënshkroi kontratën përkatëse me Kompaninë Kombëtare të Naftës në Abu Dhabi (ADNOC) e cila është në pronësi të shtetit. Fjala është për një sasi prej mbi 137,000 metra kub gaz natyror të lëngshëm.

Bundeskanzler Scholz reist in die Golf-Region und trifft Scholz Kronprinz Salman
Nga viti 2023 kompania shtetërore e Emirateve do të dërgojë gjithashtu deri në 250,000 tonë naftë çdo muaj. Marrëveshja përkatëse u lidh me kompaninë energjetike të Saksonisë së Ulët Hoyer.

Scholz: Jo më varësi të reja

Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe kancelari Olaf Scholz njoftoi se bashkëpunimi me Emiratet në sektorin e energjisë do të vazhdohet edhe më tej. Ne duhet të mbështetemi në sa më shumë furnizues të jetë e mundur për furnizimin me energji. Varësia nga një furnizues“me siguri që nuk do të na ndodhë më”, theksoi Scholz në Abu Dhabi. Deri kur Rusia nisi luftën agresore ndaj Ukrainës, Gjermania e importonte rreth 55 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia.

Sipas agjencisë amerikane të energjisë EIA, Emiratet e Bashkuara Arabe renditen me rreth gjashtë trilion metra kub gaz në vendin e shtatë në botë për nga depozitat e gazit natyror. Deri tani Emiratet e Bashkuara Arabe kanë eksportuar gaz të lëngshëm kryesisht në Azi.

Kancelari Scholz tha “ne duhet të sigurojmë që prodhimi i gazit të lëngshëm në botë të avancohet në atë masë që kërkesa e lartë që ekziston të mund të plotësohet pa qenë e nevojshme që të përdoren depozitat e gazit që ekzistojnë në Rusi” dhe u shpreh për zgjerimin e prodhimit të gazit në shtetet e Gjirit Persik. /DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!