MENU
klinika

“Zoti na ndihmoftë”

I moshuari italian bën xhiron e internetit: Kam lindur në kohën e Musolinit, nuk dua të vdes me Melonin

26.09.2022 - 16:40

“Kam lindur në kohën e Musolinit, nuk do të doja të vdisja me Melonin. Zoti na ndihmoftë”.

Kështu shkruhej në kartonin, të mbajtur si poster nga një italian, i cili donte t’i nxiste bashkëqytetarët e tij të mos mbështesin koalicionin e ekstremit të djathtë, i cili fitoi në zgjedhjet e djeshme.

Fotoja e të moshuarit ka bërë xhiron e internetit, sidomos që nga fitorja e Melonit dhe partisë së saj, e cila është edhe partia e parë fashiste që zgjidhet në një qeveri italiane që nga Lufta e Dytë Botërore.