Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median prestigjoze perëndimore “Washington Post”.
Tema kryesore e intervistës ka qenë shkëputja e marrdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike iraniane.
Rama ka thënë për Washingtin Post se qeveria shqiptare do të konsideroje rivendosjen e marrëdhënieve me Iranin vetëm kur Irani të jetë i lirë, teksa tha se Irani do ta sulmojë sërish Shqipërinë.
Ai tha se hakerat iranianë kishin në plan të shkatërronin 95% të shërbimeve qeveritare online.
“Ndjenja jonë tani është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë kthyer. Ata morën disa shërbime por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë. Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.