MENU
klinika

Prokurori tregon veprimet hetimore

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PS, Alqi Bllako

29.09.2022 - 12:39

Në Gjykatën e Posaçme, GJKKO është mbajtur këtë të enjte seanca e radhës gjyqësore ndaj të pandehurit Alqi Bllako, ish deputeti i PS.

“Panorama” mëson se Prokurori ka parashtruar në këtë seancë të gjitha veprimet hetimore të kryera deri me tani.

Ndërkohë që avokatët mbrojtës të Alqi Bllakos këërkuan një kopje të dosjes hetimore për t’u njohur me përmbajtjen.

Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 6 tetor, e enjte, ora 13.30.

Alqi Bllako, është akuzuar nga Prokuroria e Posacme për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i Përgjithëm i Ministrisë së Mjedisit.

Por në gjyq Bllako i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me shpronësimin e truallit ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Bllako ka pretenduar se ai në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë transferimin e praktikës për shpronësimin e truallit, por nuk ka lidhje direkte sepse ligji thotë ai nuk parashikon që me këtë procedurë të merret Sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë ai ka deklaruar se në kohën kur babai i tij ka punuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako nuk ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit por ka punuar në Presidencë dhe sipas tij “s’ka pasur asnjë mundësi si të ndikonte për punësimin e babait”.

Kujtojmë që më 14 maj 2022, Apeli i GJKKO e la në burg Bllakon, duke mos pranuar kerkesen e tij per lirim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U arrestua për aferën e inceneratorëve

Alqi Bllako do të merret në pyetje sot nga SPAK