MENU
klinika

Pa diplomaci...

Erdogani padit Zëvendëspresidentin e Bundestagut

30.09.2022 - 19:15

Tensionet me Greqinë, e kanë bërë Erdoganin të shihet me sy kritik nga udhëheqësit e politikanët perëndimorë. Megjithatë rasti i fundit ka qenë më shumë sesa thjesht kritik ose vërejtje.

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka paditur zëvendëspresidentin e Bundestagut Wolfgang Kubicki pas deklaratave të këtij të fundit, që e quajti Erdoganin, ‘mi kanalesh’.

Sipas Protothemës, Kumbicki, lideri i Liberalëve (FDP), gjatë fjalimit të tij në Saksoninë e Poshtme të dielën e kaluar e quajti presidentin turk me këtë emërtim dhe e akuzoi atë që e përdor çështjen e refugjatëve si një mjet për të ushtruar presion politik mbi Evropën.

Politikani gjerman foli për “një qenie të vogël, të zgjuar dhe dinake, si Ratatouille”, por ambasadori gjerman në Ankara është thirrur në Ministrinë e Jashtme turke për të dhënë shpjegime.

Në padinë e tyre, avokatët e Erdoganit, Mustafa Kaplan, theksojnë, sipas revistës Der Spiegel, se termi “mi kanalesh” i referohet një personi që është i degraduar moralisht dhe i neveritshëm”.

Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla