MENU
klinika

"Qytetarët pyesin ‘pse nuk protestuat në shtator?"

Berisha, kritik në Këshillin Kombëtar: Në këto kushte nuk fitojmë dot!

01.10.2022 - 12:02

Javanews
Home Kryesoret
Berisha, kritik në Këshillin Kombëtar: Në këto kushte nuk fitojmë dot! Qytetarët pyesin ‘pse nuk protestuat në shtator?’
01/10/2022 11:48
Berisha, kritik në Këshillin Kombëtar: Në këto kushte nuk fitojmë dot! Qytetarët pyesin ‘pse nuk protestuat në shtator?’
Shperndaj ne Facebook
Shperndaj ne Twitter
Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se para anëtarëve të Këshillit Kombëtar se termin rithemelim duhet ta lexojnë dhe kuptojnë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që PD t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj.

Ai thekoi se detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë, kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot.

“Sot ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot shënojmë një hap të madh. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mënyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta si një forcë e rithemeluar.

Detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim nuk i fitonim, përkundrazi. Pra, kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë për t’u paraqitur si një forcë vërtetë e ndryshuar, si një forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar.

Si një forcë politike e cila del me shpejtësi dhe përfundimisht nga apatia 8-vjeçare e saj. Rëndomë diskutojmë njeri me tjetrin se ka frikë, është e vërtetë se ka frikë. Është e vërtetë se Edi Rama arriti në ngulë frikën te punonjësit, te qytetarët. Kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, kjo mbjell frikë dhe terror. E gjitha erdhi se ne nuk ishim në lartësinë që duhet të ishim, nuk ishim dhëmbë për dhëmbë me të”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD deklaroi se në këto kushte opozita nuk mund të pretendojë për fitore.

“Ne kemi potencial që duhet shfrytëzuar. Qytetarët me të drejtë na dërgojnë mesazhe dhe pyesin pse nuk protestoni? Na thatë në shtator…E turpshme që një parti kombëtare të mos jetë e zonja të gjejë komisionerë në zgjedhje” – tha Berisha.

Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla