30.11.2018 - 13:23
Deputeti i Frontit Demokratik (FD) malazez, Nebojsha Medojeviç, i cili është edhe një nga liderët e këtij unioni, u arrestua pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë për shkak se kishte refuzuar të dëshmonte për një çështje korruptive.
Policia e Malit të Zi bën të ditur se Medojeviç u arrestuar në bulevardin “Shën Pjetri i Cetinit”, pasi kishte dalë nga ndërtesa e Parlamentit, prej ku është dërguar në paraburgim.
Drejtoria e policisë, thotë se Gjykata e Lartë ka caktuar për Medojeviçin, një paraburgim 60-ditor për faktin se kishte refuzuar të dëshmonte në procedurën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ide e rrezikshme
‘Shkëmbimi i territoreve do ta destabilizonte Ballkanin’
Çështja e Pavarësisë së Kosovës