MENU
klinika

Peticioni i pedagogëve

Erisa Xhixho kërkon seancë urgjente me ministren e Arsimit, ja kërkesat kryesore

03.10.2022 - 09:18

Partia e Lirisë kërkon seancë urgjente me Ministren e Arsimit për peticionin e pedagogëve të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjete sociale, Erisa Xhixho tha se nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, për këtë arsye është  kërkuar me urgjencë seancë pyetjeje -përgjigje me ministren e Arsimit ,

Statusi:

Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për peticionin e pedagogëve të Shqipërisë!

 

 

Prej disa javësh, pedagogët janë në protestë dhe nëpërmjet një peticioni të përpiluar nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH ) i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse, nga të cilat kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre të drejta.

Nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, kam kërkuar urgjent seancë pyetjeje -përgjigje me ministren e Arsimit , për t’u informuar jo vetëm unë, por pedagogët dhe gjithë opinioni publik se kush janë hapat që po ndiqen për plotësimin e kërkesave të drejta të tyre.

Kërkesat kryesore që ata kanë, janë:

Rritje e pagave për pedagogët, stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.

Ritje e financimit për kërkimin shkencor, të paktën në 0.3% e GDP, më 2023.

Si deputete e Kuvendit, e vlerësoj të domosdoshme së pari transparencën dhe adresimin e menjëhershëm të kësaj problematike dhe së dyti plotësimin e kërkesave të drejta të stafit akademik nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Vetëm duke vlerësuar mësuesit e pedagogët garantojmë arsim cilësor.

Vetëm duke e kthyer arsimin në prioritet kombëtar, mund t’u kthejmë shpresën të rinjve dhe intelektualëve të zgjedhin Shqipërinë dhe jo largimin nga vendi!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla