MENU
klinika

Konferenca e Nanoteknologjisë

Rama: Do të punojmë për të rinjtë dhe botën universitare

03.10.2022 - 10:13

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për mbarëvajtjen e arsimit të lartë në Shqipëri, teksa thekson se Universiteti i Tiranës ka hyrë në një fazë të re, pasi fondet europiane janë 4-fishuar.

Në fjalën e tij gjatë  Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë, Rama tha se  qeveria do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë  dhe botën universitare.

“Akademia e Shkencave është kthyer në pikë referimi. Dalë ngadalë po çel dyer të cilat më parë ishin të kyçura. Jam i entuziazmuar sot ku asnjë i pranishëm nuk është delegat që nuk e di për çfarë ka ardhur. Të gjithë përfaqësojnë një përpjekje të përbashkët. Hyrja e Universitetit të Tiranës në një fazë të re me fonde evropiane dhe projkete kuptimplota që forcojnë besimin se ne jo vetëm që s’jemi ndryshe nga të tjerët. Katërfishimi i fondeve evropiane për kërkimin shkencor në Universitet.
Ne kemi vënë theksin te të rinj dhe te bota universitare. Të gjithë të kenë akses të barabarte në arsim. Nuk ka asnjë diskutim  se dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të BE nuk duhet të presë anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkencëtarët turq: Në krahasim me PCR është shumë më i lirë

Një sistem që diagnostikon covid për 10 sekonda


Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla