MENU
klinika

“Vdekja e Amini na theu zemrat”

Protestat për 22-vjeçaren, udhëheqësi suprem fajëson SHBA-në

03.10.2022 - 17:10

Udhëheqësi suprem i Iranit ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin. Në komentin e tij të parë publik, Ajatollah Ali Khamenei tha se “trazirat” ishin “nxitur” nga armiqtë e mëdhenj të Iranit dhe aleatët e tyre dhe pretendoi se Kuranet janë djegur.


Ai u bëri thirrje gjithashtu forcave të sigurisë që të jenë të gatishmëri për protestat e mëtejshme.

Tubimet, sfida më e madhe ndaj sundimit të tij për një dekadë, u nxitën nga vdekja në paraburgim e një 22-vjeçareje.

Mahsa Amini ra në koma disa orë pasi u arrestua nga policia e moralit më 13 shtator në Teheran me dyshimin se kishte thyer ligjin e rreptë që u kërkon grave të mbulojnë flokët me një hixhab ose shami. Ajo vdiq tre ditë më vonë.

Familja e saj ka pretenduar se oficerët i kanë goditur kokën me shkop dhe ia kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.

Policia ka thënë se nuk ka prova për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi “atak të papritur në zemër”.

Gratë kanë udhëhequr protestat që filluan pas funeralit të Amini, duke tundur shamitë e tyre në ajër ose duke u vënë flakën atyre me thirrjet “Grua, jetë, liri” dhe “Vdekje diktatorit”, një referencë për Ayatollah Khamenei.

Duke folur në një ceremonie diplomimi të kadetëve të policisë dhe forcave të armatosura të hënën, lideri suprem tha se vdekja e Amini “na theu zemrat”.

“Por ajo që nuk është normale është se disa njerëz, pa prova apo hetim, i kanë bërë rrugët të rrezikshme, kanë djegur Kuranin, kanë hequr hixhabet nga gratë e mbuluara dhe i kanë vënë zjarrin xhamive dhe veturave”, shtoi ai, pa përmendur ndonjë incident konkret.

Ajatollahi, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, pohoi se fuqitë e huaja kishin planifikuar “trazira” sepse nuk mund të toleronin që Irani “të fitonte forcë në të gjitha sferat”.

“Unë e them qartë se këto trazira dhe pasiguri janë krijuar nga Amerika dhe regjimi okupues, [Izraeli], si dhe agjentët e tyre të paguar, me ndihmën e disa iranianëve tradhtarë jashtë vendit.”

Ai gjithashtu dha mbështetjen e tij të plotë për forcat e sigurisë, duke thënë se ata ishin përballur me “padrejtësi” gjatë trazirave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishte kthyer në simbol të demonstratave

Vritet me 6 plumba vajza bionde e Iranit


Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla