MENU
klinika

Tre orë në ditë pa drita

Kriza energjitike/ Mbretëria e Bashkuar paralajmëron dimër të vështirë

06.10.2022 - 20:42

Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me ndërprerje 3-orëshe të energjisë elektrike në ditë për shtëpitë dhe bizneset gjatë këtij dimri, raporton Al Jazeera.

Ky orar i reduktimeve të energjisë mund të ndodhë nëse vendi nuk është në gjendje të importojë energji elektrike nga Evropa, ka paralajmëruar Rrjeti Kombëtar Britanik.

“Në rast të pamundësisë për të importuar energji, disa konsumatorë mund të mbesin pa energji elektrike në periudha të paracaktuara ditore, përgjithësisht kjo supozohet të jetë për ndërprerje 3-orëshe”, ka thënë Operatori Kombëtar i Sistemit të Rrjetit Elektrik (ESO).

Mungesa e gazit në Evropë, si dhe çështjet e mirëmbajtjes me disa termocentrale bërthamore franceze, kanë rritur rrezikun që Britania e Madhe mund të mos jetë në gjendje të sigurojë gazin që i nevojitet ose importet e energjisë elektrike që merr zakonisht nga vende si Franca, Belgjika dhe Holanda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!