MENU
klinika

Parashikimi i motit

Vranësira dhe temperatura deri në 26 gradë

08.10.2022 - 07:57

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, mesatare deri të dendura pasdite.

Temperaturat minimale do të luhaten 8-15 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë me rënie 19-21°C në veri deri në 24-26°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.