MENU
klinika

Simbol i pushtimit rus

Po kalonte një tren, shpërthim i fuqishëm në urën e ngushticës së Kërçit

08.10.2022 - 08:14

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në urën në ngushticën e Kerçit, raportojnë mediat ukrainase.

Ura konsiderohet e një rëndësie strategjike, pasi është një rrugë e rëndësishme furnizimi logjistike për forcat ruse në Krime dhe për territoret ukrainase të pushtuara nga rusët, ndërsa në të njëjtën kohë është shfaqur si një simbol i pushtimit rus.

Sipas agjencisë ruse së lajmeve RIA, një zjarr shpërtheu në një rezervuar karburanti në urën në gadishullin e Krimesë.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë një tren që digjet dhe pjesë të rrugës të shembura. Të paktën dy vagona hekurudhore të një treni janë përfshirë nga flakët, ndërsa shihet tym i zi ngado. Dëshmitarët në zonë thanë se shpërthimi, i cili u dëgjua disa kilometra larg, ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa një tren po kalonte urën.