MENU
klinika

“I pafytyri i Rilindjes fajëson BE-në për…”

Meta sulmon Ramën: Koha për ta ndëshkuar këtë sekt antikombëtar!

08.10.2022 - 14:41

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po fajësonte Bashkimin Europian dhe vendet e zhvilluara për shpopullimin e vendit.

Meta tha se fajtori kryesor ishte Rama me atë që ish presidenti e quan “sekti i Rilindjes”.

Postimi i plotë:

I pafytyri i “Rilindjes” kërkon të fajësojë Bashkimin Europian dhe vendet e zhvilluara për shpopullimin e qëllimshëm që ai me sektin e “Rilindjes” i kanë bërë vendit tonë duke goditur shtresën e mesme, intelektualët dhe profesionistët në radhë të parë, me demotivimin financiar dhe moral. Ndaj Shqipëria është e fundit në rajon për nivelin e pagës të arsimtarëve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve dhe intelektualëve.

Sepse të ardhurat që duhet të shkojnë për të rritur pagat e tyre dhe përmirësuar kushtet e punës vidhen nga Edvin Rama përmes aferave si inceneratorët, koncesionet, PPP, tenderat sekretë dhe çmimet më të larta në Europë të karburanteve.

Koha për ta ndëshkuar këtë sekt të papërgjegjshëm, shpopullues dhe antikombëtar!