MENU
klinika

37-vjeçari shqiptar bie në pranga

E kishte kthyer magazinën në plantacion kanabisi

09.10.2022 - 10:39

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali. Ai e kishte kthyer një magazinë në Cassia në një plantacion kanabisi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, autoritetet gjetën në magazinë 300 rrënjë kanabis, të rritura deri në 40 centimetra.

I riu nga Shqipëria kishte përdorur mjete të sofistikuara për të rritur bimët.

Po ashtu, për të mos u kapur kishte lidhur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur.