MENU
klinika

Sulmet kibernetike nga Irani

Presidenti Begaj mbledh për herë të parë Këshillin e Sigurisë Kombëtar

10.10.2022 - 09:27

Që prej marrjes së detyrës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pritet të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtar për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane.

Panorama.al mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Presidencës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si dhe të tjerë.

Vendi ynë ra pre e sulmeve kibernetike gjatë verës, ndërsa herë pas herë hakerat publikojnë edhe informacione nga baza e të dhënave të shqiptarëve.

Kujtojmë që janë sulmuar faqet zyrtare qeveritare online të vendit tonë, sistemi TIMS dhe sistemi MEMEX. Qeveria shqiptar akuzon për këtë sulme Iranin, madje vendi ynë për këtë ka shkëputur edhe marrëdhëniet diplomatike me këtë vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN