MENU
klinika

Çfarë kërkon ish-ministri i Brendshëm

Saimir Tahiri i drejtohet sërish Gjykatës

10.10.2022 - 09:52

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë ne burgun e Kosovës të Lushnjës, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, do t’i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës.

Burime për korrespondentin e Panorama bëjnë me dije se Tahiri i ka dërguar sërish një kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ditën e sotme Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan do të mblidhet në orën 13:30 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale. Gjyqtarja për kërkesën e Sajmir Tahirit është Pajtime Fetahu.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Kjo Gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


" Edhe ‘në emër të politikës’, beteja vazhdon!"

‘Në emër të Republikës’, Saimir Tahiri reagon pas vendimit të gjykatës