MENU
klinika

Kërkime për krizat bankare dhe financiare

Tre amerikanë marrin çmimin Nobel në Ekonomi

10.10.2022 - 13:34

Një grup prej tre ekonomistësh amerikanë, përfshirë ish-shefin e Rezervës Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi, për shkak të hulumtimit lidhur me krizat bankare dhe financiare.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës, tha se Bernanke, Douglas Diamond, dhe Philip Dybvig kanë fituar Nobelin për hulumtimin e tyre që “ndjeshëm përmirësoi kuptimin e rolit të bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare”.

“Gjetjet e laureatëve kanë përmirësuar aftësinë tonë për të shmangur edhe krizat serioze, dhe pakot e shtrenjta të shpërtimit”, tha Tore Ellingsen, kryetar i Komitetit për Çmimin për Shkenca Ekonomike.

Bernanke aktualisht punon në Institutin Bruking në Uashington, Diamond është profesor në Universitetin e Çikagos, ndërkaq Dybvig është profesor në Universitetin e Uashingtonit në Misuri.

Çmimi për ekonomi nuk është një prej pesë çmimeve të para që ishin ndarë më 1895, kur u krijua ndarja e Çmimit Nobel nga shpikësi i dinamitit, Alfred Nobel.

Çmimi Nobel për Ekonomi ka nisur që të ndahet nga viti 1969.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Prof. Dr. Adrian Civici/ Teoria e lojës dhe teoria e ankadeve

Çmimi Nobel në ekonomi përballë ekonomisë shqiptare