MENU
klinika

Shokët e Dumanit kërkojnë lirinë

Kush është Fatos Gosa, spiunoi Andi Zylyfin

10.10.2022 - 13:57

Të lënë në masën e sigurisë arrest me burg, që prej momentit që u kapën nga Policia për një mori vrasjesh e grabitjesh, tre prej 14 personave të arrestuar në majin e këtij viti kërkojnë ndryshim mase sigurie.

Kështu, Fatos Gosa, i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë së bashku me dy të arrestuar të tjerë, Petrit dhe Agron Qoli.

Nga dosja hetimore, rezulton se Fatos Gosa ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. Fatos Gosa ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.

Të gjitha këto detaje janë të faktuara në dosjen hetimore në deklarimet e familjarëve për vrasjen e Andi Zylyfit. Ndërkohë, emrat e dy kushërinjve Qoli kanë dalë aktiv në një moti ngjarjesh, por implikimi më i madh i tyre ka dalë në ekzekutimin brutal të nënë e bir, bërë në Durrës dhe dëshmuar nga vetë Nuredin Dumani.

VRASJA E ANDI ZYLYFIT

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërriti pa shenja jete në spital. Ndërkohë, nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23- vjeç, banues në fshatin Përparim.

Atentati ndaj dy të rinjve u bë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’, ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur. 26-vjeçari Andi Zylyfi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit. Më 29 dhjetor të 2018, në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34 vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge. Vetë Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.

EMRI I FATOS GOSËS NË DËSHMINË E DUMANIT

Sipas Prokurorisë u tha se Andi Zylyfi ishte i riu, i cili u vra sapo Nuredin Dumani kishte dalë nga burgu. Ai kishte qenë bashkë me një shokun e tij kur ishte ekzekutuar, ndërkohë që Talo Çela e kishte përdorur për atë ekzekutim makinën e Dumanit. Ky i fundit mësohet se ishte zemëruar me Talon se nuk e pagoi dhe se në atë kohë ishte keq për lekë, meqë sapo kishte dalë nga burgu dhe nuk kishte mundur ende të bënte ndonjë “punë”.

Dëshmia e tij, lënë për prokurorët e dosjes që lidhet me momentin e zemërimit me Talo Çelën dhe deri në momentin e fundit që daton 29 marsin e këtij viti, dëshmon se hasmëria mes tyre shkoi në ekstrem, kur Dumani vendosi t’i vriste vëllanë për shkak se i ishte vrarë shoku i tij, Klevis Kapllani.

Që në momentin e krisjes së miqësisë mes tyre, janë shënuar mbi 5 akte të rënda në Durrës dhe në Elbasan, që mbajnë shenjën e armiqësisë së tyre vetëm brenda vitit 2020. Megjithatë, në dëshminë e tij, Dumani ka treguar se në dyja vrasjet e Durrësit, Talo Çela nuk ka qenë i përfshirë pasi kanë qenë punë që i kishte marrë përsipër vetë Dumani bashkë me grupin e tij për shkak se ishin ‘punët’ e tij, duke bërë të mundur kështu që emri i Çelës të mos jetë i përfshirë në dy ekzekutimet e dyfishta në shkurt dhe prill të 2020-s kur u vranë katër persona, mes tyre dy vëllezërit pukjanë, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Por ajo që bie në sy është fakti se për asnjë nga vrasjet e ndodhura në këtë vit, Dumani nuk ka treguar shkaqet e ngjarNga operacionet “Plumbi i Artë” Vendi ku u vra Andi Zylyfi jeve, përveç arsyes se përse kishte vrarë vëllanë e Talos, Bujarin. Prokuroria ka vetëm një motiv për të gjitha ato ngjarje, që lidhet me vrasjen e një të pafajshmi siç ishte taksisti Bujar Çela. Në dosje gjendet edhe dëshmia që tregon se ku nisi krisja mes Talos dhe Nuredinit, ndërkohë që përgjatë gjithë këtyre viteve, Dumani ka rezultuar shumë aktiv në të gjitha ngjarjet që ia ka besuar SPAK-ut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I shpallur në kërkim ndërkombëtar për Rinasin

Ekzekutohet me armë zjarri në Elbasan vëllai i Talo Çelës